Në kohën kur po kërkohet përshpejtim drejt NATO-s, Përfaqësuesi i Kosovës takon ambasadoren e SHBA-së

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith. Një takim i tillë i Zemajt vjen në kohën kur është aktualizuar jashtëzakonisht shumë çështja e përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Zemaj thotë se me këtë takim është dëshmuar përkushtimi i SHBA-së për Kosovën, meqë ambasadorja amerikane e ka pritur në tkaim edhe përkundër angazhimeve të mëdha të saj.

Ai thotë se një takim i tillë është i rëndësishëm për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s.

“Pikërisht si gjithmonë, edhe sot u dëshmua përkushtimi i SHBA-ve?? për vendin tonë, ku edhe përkundër angazhimeve të mëdha në këtë periudhë të Ambasadorës Smith, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e vendit tonë në NATO”, ka shkruar Zemaj.

Kategoritë
LajmeVendi