Në konvikt, vetëm studentët e vaksinuar

Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët dëshirojnë të bëhen banues në konvikte duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit ose dëshminë e testit negativ.

Drejtori për strehimin e studentëve, Isak Beha, tregoi se tashmë Qendra e Studentëve do të punojë me kapacitete të plota dhe pritet të pranojë rreth 4 mijë banues.

Por sipas nënkryetarit të Parlamentit Studentor në Universitetin e Prishtinës, Fatlind Azizi, rritja e numrit të pranimit të studentëve nuk është problematike, shkruan Klankosova.tv

Studentët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë të bëjnë ankesë më 29 dhe 30 shtator.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme