Në Mal të Zi mund të hyni vetëm duke plotësuar këto kushte

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër ka reaguar pasi Mali i Zi ka ndaluar për dy ditë me radhë kalimin e punëtorëve ditorë shqiptarë pas dyshimeve se kanë falsifikuar testet negative të Covid-19.

Duke filluar nga dita e sotme (15 shtator 2021), çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Ndër të tjera ka vendosur që të njihen vetëm testet e lëshuara nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.

Ditën e djeshme, pati tension në doganë për ndalimin e kalimit të punëtorëve shqiptarë dhe për pasojë një person u shoqërua për në polici.

Kategoritë
LajmeRajoni