Në Maqedoni me dy doza janë vaksinuar 81.273 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se të shtunën 597 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës. Gjithsej në vend janë aplikuar 315.781 vaksina.

Me dozën e dytë janë vaksinuar 81.273 qytetarë.

Nga MSH thonë se 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

“Vaksinimi po shkon normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 431.770 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri theksojnë se gjithsej 234,508 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend që nga e shtuna (29 maj).

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk, pasi sipas tyre është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.

Kategoritë
LajmeRajoni