Në Maratonën e 43-të të Stambollit thyhet rekordi i Turqisë

Turku Hüseyin Can me kohën 2 orë e 16 minuta e 2 sekonda në distancën 42.195 kilometra, theu rekordin e Turqisë i cili nuk ishte thyer që nga viti 1985.

Turku Hüseyin Can i cili garoi në maratonën e 43-të e cila u zhvillua me sponsor N Kolay në Stamboll theu rekordin e Turqisë për moshën nën 23-vjeç me kohën që arriti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në maratonën që startoi 250 metra nga ura “Dëshmorët e 15 Korrikut” në pjesën e Anadollit dhe përfundoi në sheshin Sultanahmet, Can me kohën 2 orë e 16 minuta e 2 sekonda në distancën 42.195 kilometra, theu rekordin e Turqisë i cili nuk ishte thyer që nga viti 1985.

Rekordin e vjetër e mbante Semih Berber me kohën 2 orë e 17 minuta e 26 sekonda.

Kategoritë
Sport