Në mesin e 17 të arrestuarve për fajde në Pejë janë edhe këta katër persona, që kanë fotografi edhe me politikanë

Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar sot për fajde në Pejë.

Prokuroria e çështjes nga Departamenti për Krimet e Rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.

Gazeta Blic nga burimet e saj mëson së në mesin e të arrestuarave për fajde janë edhe disa persona që në profile në facebook kanë fotografi edhe me politikanët.

Astrit Grabovci, Sylë Jusufaj, Driton Podrimcaku e Orhan Lukaj, janë disa nga të arrestuarit.

Astrit Grabovci, i afërm i Adem Grabovcit, Driton Podrimcaku që shihet se ka mbështetur Xhavit Halitin në zgjedhje, Sylë Jusufaj në profilin e tij ka foto me Ramush Hardinajn, dhe Orhan Lukaj ka foto me Armend Zemjan e LDK-së.


Ndryshe, në raportin e prokurorisë thuhet se deri në arrestimin e këtyre personave erdhi pas hetimit disa mujore.

“Hetime disa mujore dhe pas aksionit pas kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë. Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajdes dhe detyrimit si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Kategoritë
LajmeVendi