Në murin e ambasadës amerikane të braktisur në Kabul vizatohet flamuri i talebanëve

Muret e ambasadës amerikane në Kabul fillimisht u lyen me të bardhë dhe më pas u vendosën shkrime dhe motive pro talebanëve, ndërsa në murin pranë hyrjes kryesore të ambasadës së braktisur u vizatua flamuri i talebanëve.

Në murin e ambasadës amerikane të braktisur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, vizatohet flamuri i talebanëve.

Muret e ambasadës amerikane në Kabul e cila ndodhet mbi kryqëzimin Mesud mbi bulevardin kryesor që shkon në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, fillimisht u lyen me të bardhë dhe më pas u vendosën shkrime dhe motive pro talebanëve.

Ndërsa në murin pranë hyrjes kryesore të ambasadës së braktisur u vizatua flamuri i talebanëve.

Ndërkohë, në muret e tjera që rrethojnë ambasadën janë shkruar slogane të tilla si “Përfundimi i pushtimit, krenaria jonë e përbashkët e lirisë” dhe “Qytetarë gëzuar pavarësinë”.

Përpara derës hyrës është vërejtur se forcat talebane kanë marrë masa të sigurisë.

SHBA-ja për shkak të marrëveshjes së paqes që bëri me talebanët u largua plotësisht nga vendi më 31 gusht.

Kategoritë
BotaLajme