Në ndërhyrjen e policisë izraelite në Kuds plagosen 105 persona

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, konfirmohet se ka arritur në 105 numri i palestinezëve të plagosur në ndërhyrjen e policisë në zonën përreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor.

Gjithsej 105 persona janë plagosur në ndërhyrjen me granata marramendëse dhe të automjeteve me ujë me presion që policia izraelite kreu ndaj palestinezëve pas namazit të teravisë në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët pas namazit të teravisë që falën në Mesxhidi Aksa u mblodhën në afërsi të portës Damask të Qytetit të Vjetër që ndodhet në Kudsin Lindor.

Pas rritjes së tensionit policia izraelite për të shpërndarë palestinezët vendosi në përdorim automjetet që lëshojnë ujë.

Nga automjetet është lëshuar ujë kanalizimesh mbi palestinezët, ndërkohë që policia izraelite ka përdorur edhe granata marramendëse për të shpërndarë turmën.

Në anën tjetër mësohet se policia nuk ka lejuar që hebrenjtë e ekstremit të djathtë të mbërrijnë në zonën përreth Qytetit të Vjetër.

Policia izraelite u përpoq të ndërhyjë me mjetet dhe me granata marramendëse ndaj hebrenjve të ekstremit të djathtë si dhe arrestoi disa prej tyre.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, konfirmohet se ka arritur në 105 numri i palestinezëve të plagosur në ndërhyrjen e policisë në zonën përreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor.

Sipas deklaratën theksohet se 22 të plagosur janë dërguar në spital.

Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Ata Jabir, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, theksoi se policia izraelite në ndërhyrjen e saj ka përdorur plumba plastikë dhe se shumica e plagosjeve kanë burimin nga plumbat plastikë.

Përplasje mes palestinezëve dhe hebrenjve

Bëhet e ditur se në zona të ndryshme të Kudsit janë shënuar grindje me palestinezëve dhe hebrenjve.

Në pamjet e publikuara në median sociale, janë vërejtur se hebrenjtë dhe palestinezët kanë goditur dhe kanë qëlluar me gurë njëri tjetrin.

Policia izraelite me fillimin e muajit të Ramazanit mbylli me barrikada hapësirat e qëndrimit përpara portës së Damaskut.

Për shkak të mos lejimit të uljes në hapësirën në fjalë pas namazit të teravisë, palestinezët që nga dita e parë e Ramazanit pas namazit të teravisë mblidhen në portën e Damaskut, ndërsa policia izraelite ndërhyn ndaj tyre.

Kategoritë
BotaLajme