Michel Gaudin, vullnetar i shoqatës “Hirondelle” tha se delfinët ka të ngjarë të kenë ngordhur pasi janë kapur nga rrjetet e anijeve të peshkimit teksa notonin pas peshqve.
Tetë delfinë të ngordhur u gjetën në plazhin e rajonit Loire-Atlantique në veriperëndim të Francës.
Sipas portalit “Ouest-France”, Michel Gaudin, vullnetar i shoqatës “Hirondelle” në Observatorin e Gjitarëve dhe Peshqve të Detit në La Rochelle tha se delfinët kishin të thyer krahët dhe turinjtë e dëmtuara.
Gaudin tha se delfinët ka të ngjarë të kenë ngordhur pasi janë kapur nga rrjetet e anijeve të peshkimit teksa notonin pas peshqve.
Observatori për Gjitarët dhe Peshqit Detarë tha gjithashtu se delfinët ngordhën pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit, duke shtuar se më shumë delfinë mund të ngordhin në plazh në ditët në vijim për shkak të erërave të forta perëndimore.
Observatori rekomandon përdorimin e sistemeve akustike për të penguar delfinët nga varkat e peshkimit për të zgjidhur problemin.
Organizata joqeveritare “Sea Shepherd” kundërshton masa të tilla, duke argumentuar se kjo do t’i privonte delfinët e mbrojtur nga zonat e tyre të ushqimit.