Në Portugali, pilotët dalin si “dele” nga pista, shpërthejnë në flakë (Video)

Në Portugali ishte ndalesa e radhës e garave të Botërorit në Moto GP dhe të klaseve të tjera, Moto 2 e Moto 3.

Gara e Moto 2 desh u shndërrua në një tragjedi në pistë pasi pothuajse gjysma e pilotëve dolën jashtë piste të gjithë në një moment duke rrezikuar madje dhe jetën.

E gjithë gara ndryshoi 15 xhiro nga fundi ku për shkak të pranisë së ujit në pistë, në kthesën e dytë të pistës, të gjithë motorët që erdhën të parët fluturuan si “dele” nga pista duke përfunduar jashtë, madje 2 të fundit shpërthejnë dhe në flakë.

Plot 9 pilotë mbyllën aty garën madje duhet thënë që ishin me shumë fat teksa në fund fitoi Joe Roberts, e për të kuptuar fatin që ai kishte mjafton të kuptohet që ishte fitorja e parë në karrierë për të.

Kategoritë
Sport