Në Prishtinë Policia parandalon një konflikt brenda objektit shkollor

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka parandaluar një konflikt brenda objektit shkollor në Prishtinë.

Siç njofton Policia, nxënësit e klasë

“Ndërhyrja me kohë dhe me profesionalizëm, e zyrtarëve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në mes të disa nxënësve. Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrëveshjes mes tyre.

Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, Policia thekson se vlerëson shumë kontributin e secilit qytetar.

“Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”.

ve të nënta kishin lënë takim për të “zgjidhur” mosmarrëveshjen e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi