Në sheshin e famshëm të New Yorkut shfaqet njoftimi “Stop Gülen”

Në ekranin gjigant dixhital që ndodhet në sheshin Times, vendin më të populluar të qytetit u vërejtën mbishkrimet “Jeton në Pensilvania. Ka masakruar 251 persona të pafajshëm. Stop Gülen”

Në sheshin Times i cili është një nga zonat më të famshme të New Yorkut në SHBA është publikuar një njoftim rreth fytyrës së errët të Fetullah Gülen-it, kreut të organizatës terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ekranin gjigant dixhital që ndodhet në sheshin Times, vendin më të populluar të qytetit u vërejtën mbishkrimet “Jeton në Pensilvania. Ka masakruar 251 persona të pafajshëm. Stop Gülen”.

Me njoftimin e publikuar në orën 17:30 sipas kohës lokale, amerikanëve iu tregua fytyra e errët e FETO-s.

Në fillim të muajit mars, në rrugën “42” dhe këndin e bulevardit “8” pranë sheshit Times u shfaq nga një grup anëtarësh të FETO-s një reklamë për të njollosur Turqinë, gjë e cila shkaktoi reagim të ashpër tek komuniteti turko-amerikan.

Reklama u hoq pasi anëtarët e komunitetit turk protestuan duke kontaktuar kompaninë e reklamave Outfront Media që publikoi njoftimin në fjalë.

Më pas më 6 mars në zonat e frekuentuara të New Yorkut si në sheshin Times, në stacionin e trenit Penn dhe terminalin e autobusëve Port Authority qarkulloi një kamion me ekran të madh në të cilin shpjegohej fytyra e errët e FETO-s dhe kërcënimin që ajo përbën për botën.

Në ekranin dixhital në kamionin që qarkulloi për 3 ditë në qytet shkruhej “Radikali, ekstremisti, antisemiti Gülen jeton në Pennsylvania. Stop Gülen”.

Kategoritë
BotaLajme