Në Shkup për herë të parë mbahet ekspozitë për qentë e vegjël

Drejtori i ndërmarrjes publike “Llajka”, Dimitrovski tha se aktiviteti është i karakterit argëtues dhe edukativ dhe ideja është që të rritet vetëdija e publikut për strehimin e kafshëve shtëpiake.

Në Shkup për herë të parë u mbajt ekspozitë për qentë e vegjël, e organizuar nga ndërmarrja publike “Llajka” në bashkëpunim me Lidhjen Kinologjike të Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Llajka”, Voisllav Dimitrovski tha se aktiviteti është i karakterit argëtues dhe edukativ dhe ideja është që të rritet vetëdija e publikut për strehimin e kafshëve shtëpiake.

“Kjo është hera e parë në vend që organizohet një ekspozitë e tillë për qentë e vegjël. Gjegjësisht, mund të regjistrohet çdo qen që nuk është i racës së pastër, i cili mund të duket si një racë, por nuk ka origjinë. Lirisht mund të vijë këtu dhe do të kemi një ngjarje shumë të bukur”, tha Dimitrovski.

Në ekspozitë nuk ka kategori zyrtare, por kategori me karakter argëtues: “Qenushja më e bukur”, “Qeni më i bukur”, “Qeni më lozonjar”, “Qeni më i bukur (mbi 10-vjeç)” , “Çfarë pronari, i tillë edhe qeni”, “Qeni i preferuar i gjyqtarit”, “Qeni më i bukur me nevoja të veçanta”, “Qeni me sjellje të veçanta”, “Qeni më i bukur i stilizuar”, “Qeni më i mirë i madh”, “Qeni më i bukur i ashpër”, “Qeni i vogël më i lezetshëm”, “Qeni që di më mirë të udhëheqë një fëmijë”, “Qeni më i bukur me fanellë sportive” dhe “Qeni me sytë më të bukur”.

“Në fakt, në këtë mënyrë ne përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin për strehimin e qenve dhe qentë që janë në rrugë të shihen si pjesë e shoqërisë dhe se nëse dikush dëshiron vërtet të ketë një kafshë shtëpiake, këtu është opsioni për të adoptuar një qen. Ne sot po promovojmë që edhe ata qen janë njëlloj të lumtur, po aq të zgjuar sa çdo racë tjetër e qenve”, tha Dimitrovski.

Qentë e vegjël u vlerësuan nga ana e gjyqtarit ndërkombëtar të qenve, Gabriel Stiebel.

Këtë vit në ekspozitën për qentë e vegjël janë regjistruar rreth 47 qen ndërsa drejtori Dimitrovski shpreson se nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë pjesëmarrës nga qytetet dhe vendet fqinje.

Ekspozita për qentë e vegjël u mbajt së bashku me ekspozitën për qentë e rritur.

Kategoritë
LajmeRajoni