Në spitalet e Kosovës më shumë pacientë duke marrë trajtim nga pasojat e virusit, sesa me virus

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 13 pacientë janë në trajtim me Covid-19, teksa 23 të tjerë janë post-Covid, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi, teksa një është në mjekim intensiv.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga Covid-19.

13  pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.  14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë 

Kategoritë
LajmeVendi