Në tri ditët e fundit, mbi 15 mijë qytetarë ia mësynë Shqipërisë dhe Malit të zi

Me ngritjen e temperaturave dhe me festat e fundit është rritur qarkullimi i automjeteve dhe i personave në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të siguruara nga IndeksOnline shihet se në tri ditët e fundit është vërejtur një fuks i madh i qytetarëve në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në bazë të të dhënave, më 28 prill, në Drejtorinë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare “Perëndimi” kanë dalë 6 mijë e 719 persona.

Kurse më 29 prill , 5 mijë e 927 qytetarë të Kosovës vendosën të kalojnë disa ditë pushimi në Mal të Zi e Shqipëri.

Por, gjatë ditës së djeshme [30 prill], afro 7 mijë qytetarë ia mësyn bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave të Policisë 7 mijë e 70 persona kanë kaluar vetëm dje në pikat kufitare “Perëndimi”.

Kategoritë
LajmeVendi