Në vend që qytetarët të njoftohen për rritje të buxhetit, Komuna njofton se shpëtuan nga falimentimi, akuzon mediet që raportuan për bllokim

Në kushte normale, qytetarët e Mitrovicës do të duhej të merrnin lajme pozitive nga Komuna e Mitrovicës, për rritje të buxhetit apo investime te reja.Por sot Komuna Mitrovicës, i gëzohet lajmit se shpëtoi nga falimimentimi.Për këtë Komuna doli me njoftim zyrtar ku nuk harruan të sulmojnë mediat që raportuan për falimentimin pas bllokimi të të gjitha shpenzimeve nga Thesari i shtetit për shkak të borxhit prej 1.3 milion eurove.

Pas këtij vendimi, Komuna kishte kërkuar nga të gjitha Drejtoritë të mos faturojnë dhe të mos bëjnë shpenzime sepse Komuna nuk kishte mjete.Njoftimi i plotë i Komunës: Të nderuar qytetarë, Komuna e Mitrovicës pas komunikimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me përgjegjësi të plotë ju njofton se sistemi për zotime dhe pagesa është debllokuar nga data 06.10.2021, dhe se ekzekutimi i pagesave i është kthyer normalitetit.

Po ashtu i njoftojmë edhe të gjitha portalet të cilat raportuan me tendenca të caktuara, kinse Komuna e Mitrovicës ka “falimentuar”, se një gjë e tillë nuk qëndron për vet faktin se institucioni është duke vijuar punën në suaza të rregullta.

Kategoritë
LajmeVendi