Nëna e Donjeta Pajazitaj: Naseri e vrau vajzën tonë, erdhi në varrim dhe rrinte në të pame tek ne

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, shkruan IndeksOnline.

Këtë vendim e konsideroj si të merituar nëna e Donjetës,Lumnije Pajazitaj.

Ajo tha se dëshira e saj është që të zbulohen edhe bashkëpunëtorët e të dyshuarit për këtë vepër.

Nëna e Donjetës bëri të ditur se i dyshuari Pajazitaj kishte marrë pjesë edhe në varrimin e vajzës së saj dhe në të pame.

“Se morëm vesh bile arsyjen pse e ka bërë këtë vepër. Pak ma e qetë po ndihem se e ka marrë dënimin e meritum por na e dim që vetëm s’ka pas shancë me kanë ky, kem pas qef me u zbulu edhe bashkëpunëtortë e tij, se nashta na vijnë prapë në shtëpi e se dim kush jonë. S’na ka shku në mendje që na ndodh kjohja pa i ba dikujt diçka, sikur ato gjashtë javë edhe në varrim të saj ka qenë [Naser Pajazitaj]. Edhe Haki Pajazitaj, plak i fshatit, e kish pas dit rastin, tona tona veç me na lan në varrim të saj kjo është katastrofë, u mundu gjithqysh edhe me na njollos, mas pari m’ka njollos mu në varrim ka thënë se e kam kap për dore nanën e Donjetës e kam largu prej kufome, pse me fol ai atë fjalë. Mi ka njollos djemtë që ka thanë më kanë thanë djemtë diçka të rëndë dhe s’du me u merr me këtë rast e kjo dul krejt rrenë”, tha ajo./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeVendi