Nëna e Musaenit rrëfen telefonatën e fundit me të birin para se të vritej krejt pa faj

Nëna e Musaen Zenelit ka rrëfyer detaje nga konktakti i fundit me të birin para se ai, krejt i pafajshëm, të humbiste jetën në përplasjen me armë mes fisit Gocaj dhe Ferracaku në orët e para të ditës së dielë në Velipojë.

Anila Zeneli shprehet se me djalin kishte folur mëngjesin e së shtunës, telefonatë gjatë së cilës ai i kishte kërkuar që të nxirrte qenin xhiro, pasi sipas saj e kishte shumë merak.

Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular atë djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij”, tha ajo për News24.

Më tej ajo shprehet se nuk e dinte ç’kishte ngjarë deri në momentin kur shkoi në punë, kur në lavanterinë e urgjencës së spitalit iu desh të lante rrobat e gjakosura të djalit të saj.

Mora tezen time në Itali dhe më tha bëju e forte. Kur më tha bëhu e fortë aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjencës, mua për momentin m’u duk peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe unë e lava.

Ilir, mik shtëpie i joni që ia gjeti punën më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, djali jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thashë po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova”, shprehet ajo.

Kategoritë
LajmeRajoni