“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, Twitter do të dorëzohet…” Deklerata e Elon Musk që po shqetëson të gjithë

Elon Musk ka zbuluar me shaka se kujt do t’ia dorëzojë kontrollin e Twitter -it nëse “vdes në rrethana misterioze”.

Sipas tij nëse kjo ndodh do të përfitojë ylli i YouTube, MrBeast.

Edhe pse miliarderi njihet për sensin e tij të humorit, sidomos për sa i përket postimeve të tij në Twitter – këtë radhë ndjekësit e tij janë shqetësuar.

Në postimin e tij të parë, Musk shkruan “Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që u njohëm.” Ky postim vjen një javë pas lajmit se Musk bleu rrjetin social Twitter për një shumë prej $44 miliardë dollarësh.

Ajo që e bën këtë mesazh edhe më të çuditshëm janë disa postime të bëra më përpara nga Musk të cilat e bëjnë të duket sikur ai mund të jetë kërcënuar nga Rusia.

Pak para se të postonte për vdekjen e tij, Musk ndau me ndjekësit disa postime në rusisht, që duken si komunikime të klasifikuara ku miliarderi akuzohet se ka furnizuar forcat fashiste në Ukrainë me pajisje për komunikimin ushtarak, “dhe për këtë Elon, ti do të mbash përgjegjësi – si një i rritur – pavarësisht se sa gjatë do të vazhdosh ta luash rolin e budallait”.

Në një postim pasues, thuhet se këto pajisje janë dërguar në Ukrainë edhe me ndihmën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Pentagonit.

Kategoritë
BotaLajme