Nesër pritet të bie shi, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Java fillon me mot shumë të nxehtë e kryesisht me diell. Me mundësi për riga lokale shiu nga viset malore. Në pjesën e dytë të javë temperaturat në rënie të lehtë, shkruan Prishtina Weather.

Nga sot mbi vend po shtrihen rryma më të nxehta ajrore nga Mesdheu qëndror, që kushtëzojnë mot shumë të nxehtë, e këto kushte mbeten edhe në ditët e para të javës. Orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu. Ditën e mërkurë me më shumë gjasa për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Në pjesën e dytë të javës, do të dominojë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, me një rënie të lehtë të temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj  preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Datat:

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

10.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite vonë, përreth viseve malore me mundësi për rrebesh shiu e bubullima.

11.08 – Mbetet nxehtë, me diell e vransira, e vonë pasdite,  priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

13.08 – Mbetet nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 19C, e maksimalet nga 35C, deri ditën e premte zbresin në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies rreth vlerave normale.

Kategoritë
LajmeVendi