Netanyahu premton nisjen e fluturimeve nga Tel Avivi për në Mekë

“Nëse rizgjedhem, unë do të vë në funksion fluturime direkte nga Tel Avivi në Mekë”, tha Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, premtoi nisjen e fluturimeve nga Tel Avivi në Mekë nëse ai rizgjidhet më 23 mars.

“Nëse rizgjedhem, unë do të vë në funksion fluturime direkte nga Tel Avivi në Mekë”, tha Netanyahu për Kanalin 13, duke iu drejtuar palestinezëve me premtim zgjedhor.

Me këtë deklaratë, kryeministri izraelit sinjalizoi edhe normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

Më 16 mars, në një deklaratë për televizionin Ynet, Netanyahu tha se vendi i tij do t’i normalizojë marrëdhëniet edhe me katër vende të tjera.

Në një kolumnë më 15 mars në gazetën “The Wall Street Journal”, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shkroi se Izraeli është afër arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, Katarin Omanin dhe Mauritaninë.

Kategoritë
BotaLajme