Netflix e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, nis peticioni për ta ndryshuar

Përdoruesve kosovarë iu figuron vendndodhja Serbi në platforma e famshme të filmave “Netflix”.

Për këtë, Sovran Hoti, një student nga Prizreni, ka marrë iniciativën e organizimit të një peticioni për t’i kërkuar kësaj platforme gjigante që ta ndryshojë lokacionin nga Serbi në Kosovë.

“Kur kosovarët kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë.Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndëkombëtare vazhdon, veçnërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, thuhet në peticionin e nisur.

Para pak kohësh, një peticion që Kosova të shtohet në hartën e botës i ishte drejtuar edhe kompanisë “Apple”, e cila edhe e kishte pranuar.

Në të kishin nënshkruar edhe shqiptarë me famë botërore.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme