Neutralizohet një terrorist i kërkuar i PKK-së nga forcat turke në Irakun verior

Terroristi, i cili kërkohej nga Interpoli me një njoftim të kuq, ishte përgjegjës për aktivitetet në Makhmur

Një terrorist i kërkuar i organizatës terroriste PKK u neutralizua në një operacion të udhëhequr nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një periudhe vëzhgimi, MIT kreu një sulm pranë kampit Makhmur, që shërben si një zonë rekrutimi dhe trajnimi për PKK-në, për të neutralizuar personin Hasan Adir, të njohur si Salih Ciziri, thonë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve të t’u prononcuar për mediat.

Burimi shtoi se terroristi, i cili kërkohej nga Interpoli me një njoftim të kuq, ishte përgjegjës për aktivitetet në Makhmur.

Gjithashtu u bë e ditur se Adir kryente aktivitetet e tij në koordinim me Selman Bozkur, të ashtuquajturin ekzekutiv të lartë të PKK-së dhe menaxher i përgjithshëm në qarkun Makhmur, i cili u neutralizua të shtunën.

Adir gjithashtu operoi grupin terrorist në provincën Sulaymaniyah të Irakut verior, tha burimi.

Terroristi i tretë i nivelit të lartë i neutralizuar kohët e fundit

Në maj, forcat turke të sigurisë neutralizuan Sofi Nurettin-in, të ashtuquajturin Halef al-Muhammad, një operativ i lartë i grupit terrorist.

Ai kërkohej nën kategorinë më të lartë të listës së koduar me ngjyra të Ministrisë së Brendshme Turke.

Një tjetër operativ i lartë i PKK-së, Selman Bozkur, u neutralizua nga inteligjenca turke të shtunën.

Me emrin e koduar Doktor Huseyin, ai po vepronte si menaxher i përgjithshëm i rrethit Makhmur.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia nuk do të lejojë që “organizata tradhtare dhe separatiste” të përdorë rrethin Makhmur të Irakut si një “qendër inkubacioni” për terrorizmin.

“Ne do të vazhdojmë të zhdukim terrorizmin në burimin e tij”, theksoi Erdoğan.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Kategoritë
BotaLajme