New York City, disa persona të qëlluar me armë në stacionin e metrosë

Autoritetet thanë se një hetim po zhvillohet dhe u kërkuan banorëve të shmangin zonat ‘36th Street’ dhe ‘4th Avenue’ në Brooklyn

Sipas raportimeve, në një stacion metroje në New York City disa persona janë qëlluar me armë, ndërkohë janë gjetur edhe pajisje të pashpërthyera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet thanë se një hetim po zhvillohet dhe u kërkuan banorëve të shmangin zonat ‘36th Street’ dhe ‘4th Avenue’ në Brooklyn.

“Pritni automjete të emergjencës dhe pengesa në zonën përreth”, tha Departamenti i Policisë në rrjetet sociale.

Numri i të plagosurve mbetet i panjohur ndërsa policia po kërkon një të dyshuar.

Kategoritë
BotaLajme