Nga 1 shtatori ky vend do të lejojë qytetarët të mbajnë armë zjarri

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, ka nënshkruar një projektligj, i cili do të lejojë qytetarët që të mbajnë me vete një pistoletë, pa leje.

Sipas mediave të huaja, ky vendim do të hyjë në fuqi që prej datës 1 Shtator të këtij viti.

Sipas ligjit aktual, banorët duhet të kalojnë trajnimin, të vendosin gjurmët e gishtave, të tregojnë armën dhe të paguajnë një tarifë prej $ 40 në mënyrë që të marrin leje për të mbajtur armë.

Tani sipas ligjit të ri, kushdo që është mbi moshën 21 vjeç nuk është i ndaluar të ketë armë zjarri.

Kategoritë
BotaLajme