Nga sot Turqia lehtëson disa nga masat anti-Covid

Duke filluar nga sot [1 qershor 2021] Turqia ka vendosur të lehtësojë disa kufizime të tubimeve publike që synonin të frenojnë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Duke folur para gazetarëve pas takimit të Kabinetit Presidencial, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se gjatë muajit qershor kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të zbatohet çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit, përveç të dielave kur do të zbatohet një bllokim i plotë.

Presidenti turk po ashtu njoftoi se restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë brenda hapësirave të tyre nga ora 07.00 e mëngjesit deri në orën 21.00 në mbrëmje, ndërsa shërbimet me dërgesa do të vazhdojë deri në mesnatë.

Më 17 maj, Turqia filloi një proces gradual normalizimi pas një bllokimi 17-ditor, që uli ndjeshëm infeksionet në vend.

Deri më 1 qershor, vendi zbatoi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 21.00 në mbrëmje deri në orën 05.00 të mëngjesit, ndërsa gjatë fundjavave vendi ishte në bllokim të plotë.

Deri më tani Turqia ka regjistruar 47.405 vdekje nga COVID-19, ndërsa mbi 5,1 milionë persona janë shëruar nga virusi. Vendi ka regjistruar mbi 5,2 milionë raste të konfirmuara me këtë virus.

Që nga mesi i muajit janar, kur edhe filloi fushatën masive të vaksinimit kundër pandemisë, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 29 milionë doza të vaksinës. Më shumë se 12,48 milionë qytetarë tashmë kanë marrë dozat e dyta.

Kategoritë
BotaLajme