Ngjarje e pazakontë në Mali të Zi, gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe i propozoi një basketbollisteje

Violeta Lazarevic do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it të Ligës së Basketbollit për Femra të Malit të Zi ndërmjet Podgoricës dhe Buducnostit.

Buducnost mbrojti titullin me një fitore prej 71:50, por gjithçka mbeti nën hijen e një skene të pazakontë

Gjyqtari Stefan Vukovic iu afrua basketbollistes së Podgoricës, Violeta, u gjunjëzua dhe i propozoi me unazë në dorë.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 14-të, teksa lojtarja e kryeqytetasve ishte në vijën e gjuajtjeve të lira.

Pasi Violeta u përgjigj me “po”, gjyqtari i vuri një unazë në dorë, tashmë gruas apo të fejuarës së tij.

Pas këtij momenti, kolegu i gjyqtarit Vukovic, ishte i pari që përqafoi ‘çiftin e ri’

Më pas lojtaret e të dyja skuadrave vrapuan dhe pasoi një festë në fushë.

Kategoritë
Sport