Ngritet aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtje të armëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të akuzuarve.

Kundër gjashtë të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, transmeton lajmi.net.

Tutje u theksua se kundër një të akuzuarit me inicialet S.K, Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kategoritë
LajmeVendi