Nigeri, neutralizohen 37 anëtarë të organizatës terroriste Boko Haram

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Nigerisë, Edward Gabkwet tha se kundër Boko Haramit në zonën Bula në rajonin Yobe u zhvilluan operacione ajrore dhe tokësore

Në një operacion të ndërmarrë kundër organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë janë neutralizuar 37 anëtarë të organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Nigerisë, Edward Gabkwet në një deklaratë me shkrim njoftoi se kundër Boko Haramit në zonën Bula në rajonin Yobe u zhvilluan operacione ajrore dhe tokësore.

Gabkwet tha se në operacion janë vrarë 37 anëtarë të Boko Haramit dhe se shumë terroristë të tjerë u larguan të plagosur.

Ai theksoi se gjatë operacionit u shkatërruan strehimoret e terroristëve dhe u konfiskuan sasi të konsiderueshme të municioneve që posedonin terroristët.

Që nga viti 2009 afër 20 mijë persona e kanë humbur jetën si pasojë e akteve terroriste masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000 në Nigeri.

Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

Kategoritë
BotaLajme