Nis jeta në “lagjen turke” të Laçit

Këtë të martë në Laç, nisi dhënia e banesave të ndërtuara nga Turqia për ata që humbën shtëpitë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.

Është një lagje e tërë ndërtuar nga turqit, ndihma e parë e premtuar nga Erdogan në një bisedë me kryeministrin Rama, paraditen pas asaj nate të mynxyrtë, ku humbën jetën dhe 51 shtetas, pos dëmeve katastrofike.

Ja ku jemi sot këtu. Këtë lagje që do donte ta kishte kushdo në Tiranë e keni ju. Ndryshe nga pallatet në Tiranë, me këto standarde që kushtojnë shumë shtrenjtë, ju do i keni falas, me dokumente pronësie”, tha Rama, duke bërë dhe pak humor politik.“

Duke qenë se ju votoni masivisht atë partinë tjetër duhet të bëni kujdes se mos ju ndërrojnë bravat”.

Ndërkohë, ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk, tha se me direktivat e presidentit Erdogan, të gjitha instutucionet u angazhuan që t’i vinin në ndihmë Shqipërisë, fill pas goditjes.

“Me direktivat e Erdogan. të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar. Erdogan ishte ai që u mobilizua më shumë për t’i dhënë ndihmë shtetit shqiptar. Në tërmetin e nëntorit, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë.

Në dhjetor të 2020, vetëm një vit pas tërmetit të nëntorit, në mbajtëm ceremoninë e fillimit të këtyre banesave dhe apartamenteve.

Një vit më pas ka përfunduar ky projekt gjigand ku janë ndërtuar 522 apartamente që kanë kushtuar 42 milionë euro.

Koha e ndërtimit ka përfunduar në një kohë rekord dhe në kushte të jashtëzakonshme të epidemisë globale. Ne si Turqi do t’ju ndihmojmë gjithmonë.

I gëzofshi banesat”, tha përfaqësuesi i Ankarasë në Tiranë. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni