Nis ngritja e një baze në Bërnjak, që pritet t’i shërbej Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak, raporton Kallxo.com.

Sipas raportimeve, aksioni ka nisur në orët e para të ditës së sotme dhe se atje atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.

Makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak, raporton kallxo.com.

Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.

Kategoritë
LajmeVendi