Nis numërimi i votave të diasporës, fokusi në tri komuna

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka filluar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se KQZ ka pranuar rreth 1,600 zarfe me fletvotime të supozuara derisa pas verifikimeve të nevojshme janë pranuar 2,658 aplikimi individuale.

“Në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave. Gjatë periudhës së votimit përmes postës KQZ ka pranuar 1571 zarfe të supozuara me fletëvotime. Ndërsa gjatë procesit del se numri i zarfe të individualizuara është  2358 prej të cilave janë aprovuar  2379 dhe janë 279 pako. Në QNR do të numërohen 2379 fletëvotime. Procesi i numrit do të përmbyllet brenda disa orësh”.

Elezi tha se për dërgesat që u takojnë komunave Dragash, Junik e Mamushë do të ekspozohen para kamerave pasi sipas tij ka pasur dyshime se këto vota mund të jenë dërguar në një person.

“Gjatë mbledhjes së sotme KQZ atëherë anëtarët kanë vendosur që në QNR të bëhet ekspozim apo shfaqja e dërgesave për fletëvotime që u takojnë komunave Dragash, Junik, Mamushë sepse kishte pretendime që shumë prej dërgesave janë shënuar njëjte prandaj KQZ do të bëjë ekspozimin e zarfeve gjithmonë duke mbajtur të dhënat personale të votuesve. Numërimi i fletëvotimeve do të bëhet sonte në QNR. Sa i përket shpalljes së rezultateve duhet të presim numërimin e votave me kusht dhe me nevoja të veçanta ky numërim do të bëhet gjatë dy ditëve të ardhshme. Pasi përfundon numërimi i votave me kusht me post dhe nevoja të veçanta KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të raundit të dytë. Pastaj kandidatët mund të bëjnë ankesa brenda 24 orëve në PZAP. Brenda disa ditësh pritet numri i të gjitha votave”.

Kategoritë
LajmeVendi