Nis raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga 24 shkurti kur Rusia nisi një luftë në Ukrainë, të paktën 364 civilë janë vrarë dhe 759 të tjerë janë plagosur, por shifra e vërtetë dyshohet se është më e lartë

Në qytetin bjellorus Brest ka nisur raundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot më herët, Rusia njoftoi se do të shpallë një “armëpushim të përkohshëm” në kryeqytetin Kiev, si dhe në qytetet Mariupol, Kharkiv dhe Sumy duke filluar nga ora 10:00 para ditë, me qëllim për të siguruar evakuimin e civilëve.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është ballafaquar me dënime nga komuniteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), Britaninë dhe SHBA-në, ndër të tjera, që kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga 24 shkurti kur Rusia nisi një luftë në Ukrainë, të paktën 364 civilë janë vrarë dhe 759 të tjerë janë plagosur, por shifra e vërtetë dyshohet se është më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se më shumë se 1.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Kategoritë
BotaLajme