Nisin hetimet për festën me armë në veri të Mitrovicës për fitoren e Vuçiqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetim për personat që u grumbulluan për të festuar fitoren e Vuçiqit në veri të Mitrovicës.

Sipas PK-së në vendin e ngjarjes dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike si dhe armë, pasi policia ka gjetur disa gëzhoja.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Zëri

Kategoritë
LajmeVendi