Nisma e të Rinjve kërkojnë nga Qeveria më shumë punë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo), ka organizuar aksion rrugor në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, të rinjtë kërkuan nga Qeveria të bëjnë më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu, tha se aksioni i sotëm ka për synim ta shtojnë presionin publik ndaj Qeverisë për të shtuar intensitetin e punës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

“Ne si organizatë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut çdo ditë e shënojmë këtë ditë si thirrje e jonë për të bërë presion publik ndaj Qeverisë së Kosovës për të shtuar intensitetin e punës së sajë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë. Aktualisht i kemi mbi 1600 persona të cilët figurojmë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë  nga të gjitha grupet etnike”.

“Edhe 23 vite mbas lufte mbas lufte ne po vazhdojmë si shoqëri të kërkojmë drejtësi, mirëpo familjarët e këtyre personave po vazhdojnë të presin se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi