Nisma prezanton kandidatët për kryetarë të Gjakovës dhe Klinës

Nisma Socialdemokrate ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të komunës së Gjakovës dhe Klinës. Fazli Hoxha do të synojë postin e të parit të Gjakovës derisa Naser Morina Klinën.

I pati i partisë Fatmir Limaj takoi strukturat drejtuese të këtyre degëve.

“Degët tona në Gjakovë dhe Klinë tashmë janë në fazën finale të përpilimit të listës së kandidatëve për asamble komunale, derisa kandidaturat për kryetar komune veç i kanë përmbyllur, ku në Gjakovë NISMA për kandidat për kryetar e ka z. Fazli Hoxha, ndërsa në Klinë z. Naser Morina”, tha kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj.

Njoftimi i plotë i Nismës:

NISMA zyrtarizon dhe ju uron suksese kandidatit për kryetar të Gjakovës, z. Fazli Hoxha dhe kandidatit për kryetar të Klinës, z. Naser Morina.

Turin e takimeve me strukturat e reja drejtuese të degëve, të dala nga procesi i brendshëm zgjedhor i Nismës Socialdemokrate, të cilin e kemi përmbyllur javë më parë, e nisëm sot në Gjakovë dhe Klinë.

Strukturat tona drejtuese në Gjakovë e Klinë i informova rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, dhe bashkë me ta bashkëbiseduam edhe rreth përgatitjeve që këto dy degë po bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Degët tona në Gjakovë dhe Klinë tashmë janë në fazën finale të përpilimit të listës së kandidatëve për asamble komunale, derisa kandidaturat për kryetar komune veç i kanë përmbyllur, ku në Gjakovë NISMA për kandidat për kryetar e ka z. Fazli Hoxha, ndërsa në Klinë z. Naser Morina. FL

Kategoritë
LajmeVendi