Nismë anti-duhan/ Zelanda e Re do të ndalojë cigaret për të gjithë të lindurit pas vitit 2008

Në një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin, Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për brezat e ardhshëm.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të mund të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan”, tha ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verall.

Lëvizja është pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re.

Kategoritë
BotaLajme