“Nja dy-tri shuplaka ndoshta ia kam dhënë”, lajmërohet burri që po kërkohet nga Policia për dhunim të gruas

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale “dhunim”.


Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.

Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, Fejziu fliste me shumë qetësi, madje tha se asgjë nuk i ka bërë, vetëm “dy-tri shuplaka”.

Ai madje deklaroi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha Fejziu për Gazetën Sinjali.

Policia të njëjtin njoftoi se po e kërkon, por ky i fundit tha se është në bashkëbisedim me këtë institucion.

Fejziu tha më tutje se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi tutje ai.

Rastet e dhunës në familje po rriten, duke rritur kështu në të njëjtën kohë pasigurinë për gratë në Kosovë.

Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj ka tronditur gjithë duke alarmuar të gjitha gratë për të lajmëruar rastet e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi