Një 50-vjeçar bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:45, është raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai tha më tej se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Kategoritë
LajmeVendi