Një e vdekur dhe një e lënduar pas një vetaksidenti në magjistalen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident në magjistralen Prishtine- Ferizaj.

Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinë.

Ndërsa në fotot e siguruara nga “Indeksonline”, shihet vetura që është futur në lokalin e KFC-së.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.  Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër)  ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Borovci për “Indeksonline”.

 

Kategoritë
LajmeVendi