Një familje në Belgjikë përjeton momente tronditëse teksa bien nga një urë lëvizëse

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it.

Videoja prej 18 sekondash tregon një makinë të kuqe tashmë në urë kur ura fillon të ngrihet.

Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqet mbrapsht dhe këmbësorët që ndodhen aty pranë duken të frikësuar.

Përfundimisht  makina bie në rrugë dhe përmbyset.

Brenda në makinë ndodheshin një çift së bashku më fëmijën e tyre një vjeç.

Të tre personat mbeten të bllokuar në makinë dhe u deshtë ndërhyrja e zjarrifikëses për t’i nxjerrrë .

Më pas ata u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.

Kompania Flemish Waterëay, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e urës, po kryen një hetim në bashkëpunim me Autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti.

Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.

Kategoritë
BotaLajme