Një gjerman u vaksinua 90 herë kundër COVID-19 për t’i shitur certifikatat

Një gjerman u vaksinua 90 herë kundër COVID-19 në mënyrë që të mund të shiste certifikata të falsifikuara.

Certifikatat të cilat kishin numra të vërtetë të grupit të vaksinave, po u shiteshin atyre që nuk donin të vaksinoheshin vetë.

Thuhet se burri, 60 vjeç, nga qyteti i Magdeburgut, mori deri në 90 vaksina kundër COVID-19 në qendrat mjekësore. 60-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u arrestua për muaj të tërë derisa policia e kapi atë.

Ai u zbulua pasi iu nënshtrua një vaksine kundër COVID-19 dy ditë radhazi në një qendër vaksinimi në Eilenburg, Saksoni.

60-vjeçarit i janë sekuestruar nga policia disa certifikata bosh. Ai nuk u arrestua, por agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se burri është nën hetim për lëshimin e kartave të vaksinimit pa autorizim dhe falsifikim dokumentesh.

Nuk dihet se çfarë ndikimi kanë pasur 90 dozat e vaksinës nga marka të ndryshme në shëndetin personal të burrit

Kategoritë
BotaLajme