Një helikopter amerikan u detyrua të ulej në një rrugë të Bukureshtit

Helikopteri zbarkoi për shkak të problemeve teknike, thanë zyrtarët

Helikopteri amerikan Black Hawk, i cili mori pjesë në stërvitje në Rumani, u detyrua të ulej në sheshin “Charles de Gaulle” në kryeqytetin Bukuresht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Helikopteri zbarkoi për shkak të problemeve teknike, thanë zyrtarët.

Ministria e Brendshme rumune tha se askush nuk u lëndua gjatë uljes së detyrueshme.

Më tej thuhet se shtyllat e energjisë elektrike janë shkatërruar dhe dëme materiale u është shkaktuar disa automjeteve që ishin parkuar afër.

Kategoritë
BotaLajme