Një helikopter izraelit rrëzohet në brigjet e Haifës

Një përplasje helikopteri është raportuar në brigjet e qytetit izraelit Haifa, në veri të vendit.

Korporata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) njoftoi se ekipet e shpëtimit kishin shkuar në zonë kur një helikopter u rrëzua të hënën pasdite pranë bregut të Haifës.

Gazeta “Yediot Aharonot” raportoi se helikopteri u rrëzua pranë Qendrës për Studime Detare.

Raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin Rambam të të njëjtit qytet.

Nuk janë dhënë informacione për identitetin e ekuipazhit të helikopterit dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Në imazhet që kanë qarkulluar në mediat sociale duken njerëz që përdorin fishekë shenjëdhënës për të gjetur ekuipazhin e zhdukur.

Autoritetet zyrtare izraelite ende nuk kanë bërë një deklaratë për këtë aksident.

Kategoritë
BotaLajme