Një i pa ftuar vjen nga qielli në Francë-Gjermani, parashutisti zbarkon në fushë (Video)

Luhet një nga ndeshjet më të forta të Europianit në “Allianz Arena”, ku Gjermania pret Francën. Një episod i rrallë ka ndodhur disa sekonda para nisjes së ndeshjes.

Një parashutist ka zgjedhur pikërisht fushën e stadiumit të Bayern Munchen për t’u ulur me parashutën e tij dhe për të dhënë një mesazh për pastërtinë e ambientit.

Siç shihet në video gjithçka ka ndodhur kur lojtarët dhe gjyqtarët po vendoseshin në vendet e tyre, teksa ulja nuk ishte më perfektja dhe lojtarët e Gjermanisë shkuan të shohin nëse “pushtuesi i fushës” ishte mirë.

Kategoritë
Sport