Një kokë derri vendoset në derën e xhamisë në Gjermani

Xhamia funksionon në kuadër të Unionit Islam Turk për Çështjet Fetare (DITIB).

Një person i paidentifikuar ka varur kokën e një derri në derën e xhamisë “Eving Selimiye” në Dortmund të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia funksionon në kuadër të Unionit Islam Turk për Çështjet Fetare (DITIB).

Në njoftimin në rrjetin social të administratës së xhamisë theksohet se sulmi ishte “racist dhe i neveritshëm”. Ata theksuan se sulmet e tilla nuk do t’i frikësojnë.

“Ky akt i urryer është dënuar ashpër nga këshilli ynë i drejtues”, thuhet në njoftim.

Ata theksuan se ksenofobia, anti-islamizmi dhe ekstremizmi i djathtë nuk mund të pengojnë banorët e Dortmundit dhe Evingut të jetojnë në paqe.

Ata falënderuan gjithashtu kryetarin e bashkisë së Evingut Oliver Stens dhe deputetin nga Nordrhein-Westfalen Volkan Baran për mbështetjen e tyre.

Nga kamerat e sigurisë shihet se një person i paidentifikuar ka ardhur te dera e xhamisë në orën 4:32 dhe ka varur kokën e një derri dhe ka bërë fotografi me të.

Kategoritë
BotaLajme