Një kompani në SHBA tallet me afganët që ranë nga aeroplani duke ikur nga pushtimi i talebanëve, shtypën maica me ato pamje

Momentet e ikjes të afganëve që ranë nga aeroplani ndërsa përpiqeshin të iknin nga pushtimi i talebanëve në Afganistan, u shtypën në maica nga një kompani amerikane dhe u ofruan për shitje.

Pasi Afganistani u pushtua nga talebanët, afganët që përpiqeshin të largoheshin nga vendi ranë nga një aeroplan transporti ushtarak C-17.

Në imazhe, u pa që dy persona ranë nga aeroplani ushtarak amerikan, dhe u njoftua se të paktën 7 persona vdiqën në ngjarje.

Një platformë tregtare në SHBA ofroi bluza me imazhe të atij kaosi për shitje.Bluzat, të cilat u nxorën në shitje me fjalët ‘Kabil Jumping Club’, ku afganët ranë nga avioni, vazhdojnë të shiten në disa faqe, pavarësisht reagimeve në mediat sociale.

Kategoritë
BotaLajme