Një luan dhe një qengj, mesazhi i Behgjet Pacollit për ndjekësit në ‘Facebook’

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka përmendur disa tipare të cilat konsiderojnë se ndikojnë në kualitetin e jetës.

Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka vlerësuar se sinqeriteti dhe ndershmëria përcaktojnë kualitetin e njeriut dhe rrethit.

“Të punosh me ndershmëri,

Të thuash vetëm të vërtetën,

Të trajtosh gjithçka me dashuri,

Të jesh i qetë,

Të jesh dhe të krijosh një mjedis paqësor kudo dhe me këdo që je,

Të bësh gjënë e duhur pa dëmtuar askënd,

janë tipar njerëzor që ndikojnë në kualitetin e jetës tuaj dhe të tjerëve përreth jush”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme