Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se vrau kolegun në Zllatar – për të tjerët, arrest shtëpiak!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin F.M lidhur me vrasjen e zyrtarit policor në Zllatar.

Po ashtu pesë personave të tjerë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.https://e6237d1989e6c11291e7fe9158f92e25.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Të premten mbrëma një zyrtar policor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, teksa ishte në një ndejë bashkë me 15 zyrtarë policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre njëri i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa pesë të tjerët për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Sot, familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhanë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje.

Kategoritë
LajmeVendi