Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Rastin e konfirmoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku u bë e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Viktima me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Kategoritë
LajmeVendi